Telegrafi

Edhe DJ Flow pjesë e “Sunny Hill Festival”

DJ Flow (Foto: Instagram/sunnyhillfestival)

Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, këtë vit pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Meqë jemi në prag të këtij festivali tashmë janë zbuluar një numër i madh i artistëve botërorë dhe vendorë që pritet të performojnë.

Në mesin e tyre do jetë edhe DJ i njohur shqiptar, DJ Flow, lajmi i të cilit është bërë i ditur nga një njoftim i faqes së festivalit, në rrjetet sociale.

“Të vallëzojmë është e gjithë muzika që ai mund ta bëjë. Askush tjetër përveç DJ Flow”, shkruhet në njoftimin zyrtar të festivalit “Sunny Hill”.

Lexo po ashtu Dukagjin Lipa: Qëllimi i festivalit "Sunny Hill" është promovimi i Kosovës dhe i artistëve tanë

Ndërkohë, sot është mbajtur një konferencë për media në kuadër të festivalit, ku janë shpalosur detaje rreth “Sunny Hill”. /Telegrafi/