Sulmuesi spanjoll, Diego Costa mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pas përplasjes me trajnerin Antonio Conte, spanjolli është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit ndaj Swanseas.
Kësisoj së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futu skuadra kineze Tianjin Quanjian .
Tianjin ka bërë një ofertë të madhe prej 80 milionë funte në drejtim të Chelseat për sulmuesin kryesor të londinezëve.
Sipas medieve angleze, Costa ka para vete një kontratë me 30 milionë euro fitim në stinor.
Mbetet të shihet nëse lideri aktual i Ligës Premier do ta pranojë këtë ofertë apo jo.
Kujtojmë që së fundmi ishte sulmuesi Edin Dzeko që refuzoi kalimin te Tianjin, skuadër e cila udhëhiqet nga trajnerin italian Fabio Canavaro. /Telegrafi/