Kanë vdekur të paktën pesë persona në koncertin e reperit algjerian, Soolking, i cili për publikun shqiptarë njihet me bashkëpunimin me Dhurata Dorën.
Kjo e fundit ishte në koncertin e artistit që në realitet quhet Abderraouf Derradji, ku performuan hitin e tyre “Zemër”.
Në koncertin që u transmetua live në televizionin e shtetit të Algjerisë, dyshja shihet duke krijuar atmosferë fantastike para mijërave fansave.
Sipas BBC, pesë persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri-tjetrin gjersa 21 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Deri tek tragjedia erdhi kur organizatorët fillimisht shitën më tepër se 15 mijë bileta sa ishte kapaciteti i stadiumit dhe më pas i hapën dyert e saj.
Tashmë autoritet policore kanë nisur hetimet rreth incidentit fatal, ku pritet të arrestohen disa prej organizatorëve, sipas mediave lokale algjeriane.
Ndryshe, hiti dyshes ka arritur te hyjë në top listat e Francës gjersa deri më tani është shikuar mbi 246 milionë herë. /Telegrafi/
https://youtu.be/aCSneKrgyTc?t=4351