Në mungesë të marrjes së vendimeve në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Vetëvendosje lëshuan seancën e Kuvendit.
Fillimisht, ishte LDK ajo që lëshoi seancën, pasi shefi i GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti tha se Kuvendi duhet të shpërbëhet pasi që sipas tij shumica parlamentare nuk po i ka votat për të proceduar asnjë ligj.
Pas LDK-së, edhe deputetët e Vetëvendosjes lëshuan seancën e Kuvendit. /Telegrafi/