Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi, ka ushtruar sot të drejtën e tij si shtetas shqiptar duke votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2017.
Ai është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.
“Kam 5 vjet që jetoj në Shqipëri. E njoh shumë mirë dinamikën e këtij vendi. Nëse nuk më përzini do të jem ende shtetas shqiptar. Isha i qartë në idetë e mia përpara se të votoja. Faleminderit!”, tha De Biasi përpara gazetarëve.
Ndryshe, shumë personalitete të njohura shqiptare e kanë kryer obligimin qytetar shqiptar. /Telegrafi/