Telegrafi

Edhe De Biasi uron Izmir Smajlaj

BELGRADE, SERBIA - MARCH 04: Albania's Izmir Smajlaj celebrates after winning the men's long jump final on the European Indoor Athletics Championships on day two of the 2017 European Athletics Indoor Championships at the Kombank Arena on March 4, 2017 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Triumfi i Izmir Smajlajt, të shtunën në Beograd nuk ka kaluar pa u vënë re as nga trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit.

Gianni De Biasi i ka dërguar një mesazh urimi atletit shkodran, kampion Evrope, për triumfin fantastik të arritur prej tij.

Lexo po ashtu Rama uron atletin Izmir Smajlaj për suksesin në Beograd

“Izmir të përshëndes. Jam shumë i lumtur për suksesin tënd të jashtëzakonshëm, të arritur në Beograd. Përqafime. FORCA SHQIPËRIA!”, ka shkruar De Biassi në mesazhin e tij atletin shkodran, transmeton TCh.

Smajlaj është shpallur kampion Evrope në kërcim së gjati, duke thyer edhe rekordin kombëtar me kërcimin e tij 8.08 metra

Në Evropianin e sallave që po zhvillohet në Beograd, atleti shqiptar ka mundur të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit duke mbajtur premtimin dhe duke i dhënë shansin për herë të parë në histori vendit tonë që të ketë një kampion Evrope në mbretëreshën e sporteve, atletikë.