Telegrafi

Edhe i dashuri i Afërdita Dreshajt bën pedikyrë (Foto)

Këngëtarja Afërdita Dreshaj tash e një kohë nuk është edhe aq aktive në muzikë.

Ajo është shpërngulur në SHBA, ku bashkëjeton me të fejuarin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl.

Lexo po ashtu Afërdita Dreshaj prezanton një nga ambientet e shtëpisë luksoze në të cilën jeton (Foto)

Afërdita ka një jetë shumë të lumtur, të cilën nuk heziton që ta ndajë herë pas here me fansat përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet pranë të dashurit të saj, teksa të dy së bashku kryejnë një trajtim pedikyri.

Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj bëjnë manikyrë dhe pedikyrë së bashku. Foto nga InstaStory.

Kjo fotografi ka ngjallur paksa paragjykime tek fansat shqiptarë të këngëtares, të cilët janë befasuar kur kanë parë një mashkull që kryen një trajtim të tillë, edhe pse në vendet e zhvilluara realisht ekzistojnë trajtime të veçanta pedikyri për meshkuj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Aktualisht çifti ndodhen në Miami, ku janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e njëri-tjetrit. /Telegrafi/