Telegrafi

Edhe Cozman paralajmëron “High 3” (Foto)

Edhe hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka paralajmëruar këngën e re të ‘labelit’ ku ai bën pjesë.

Pas Getoar Selimit i cili publikoi fotografinë zyrtare të videoklipit e cila ashtu kështu u shndërrua në sensacion, tash edhe reperi në Twitter i ka dhënë shtytje projektit.

Krijuesi i hiteve “Fenix” dhe “We Doin This” ka shfrytëzuar rrjetin e tij social, Twitterin, për të paralajmëruar klipin e ri, ashtu siç bënë edhe antarë të tjerë të ‘labelit’ të tij.

Mbetet të shihet ajo që do të sjellin Babastars, por mbetet të shihet po ashtu se në cilën pjesë të këngës do të jetë Cozman, i cili e startoi “High 2”. /Telegrafi/