Edhe Çiljeta Xhilaga ka folur për përleshjen mes Noizyt dhe Cozmanit.
Këngëtarja për Lajmi.net është shprehur se Noizy është shumë mirë dhe janë të gjitha shpifje pasi ai nuk është plagosur.
Ishte raportuar për një të plagosur dhe nga raportimet e fundit është reperi Denis Hajri që ndryshe njihet si Varrosi.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në hotelin Swiss Diamond. /Telegrafi/