Telegrafi

Edhe çifti Haradinaj po ndjekin nga afër festivalin e filmit, PriFest

Foto: Anita Muçaj/Instagram

Këto ditë në kryeqytet po zhvillohet festivali i filmit, Pri Film Fest.

Me gjashtë ditë festive, me mbi 70 filma, prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, shumë, aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive me muzikës Live dhe DJ artistë të huaj, PriFest po i jep një atmosferë akoma më të mirë kryeqytetit.

Në festival po marrin pjesë figura të shumta publike, ndër to edhe disa nga krerët më të lartë të shtetit.

Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj në PriFest (Foto: Anita Muçaj/Instagram)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me të shoqen, Anitën, kanë qenë në mbrëmjen e së martës pjesë e natës së parë të PriFest.

Ka qenë bashkëshortja e kryeministrit ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi në rrjetin social Instagram, nga pjesëmarrja e tyre në festivalin e filmit.

“Festivali që i jep ngjyra kryeqytetit! Pri Film Fest 2019”, ka shkruar Muçaj-Haradinaj në Instagram.

Çifti janë dukur mjaft elegant me paraqitjen e këtyre në këtë mbrëmje kulturore, ndërsa kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit në Instagram. /Telegrafi/