Telegrafi

Edhe britanikët mund të lëvizin pa viza pas plotësimit të kushteve sipas ETIAS

Një nga ndryshimet kryesore pas BREXIT është kohëzgjatja e qëndrimit të qytetarëve britanikë pa vizë në zonën Shengen. 

Si qytetarë të BE-së, britanikët kishin gëzuar lirinë e lëvizjes nëpër Bashkimin Evropian. Megjithëse nuk ka kërkesa të reja për viza për qytetarët britanikë që udhëtojnë në Evropë, ka disa rregulla të reja.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se qytetarët britanikë do të duhet të plotësojnë kushtet sipas ETIAS prej nëntorit të vitit 2023. Kjo do të thotë se shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të kenë nevojë të aplikojnë për vizë për qëndrime të shkurtra në Evropë pas BREXIT, por do t’i kërkojnë ti hiqet viza përmes ETIAS.

Në këtë formë, qytetarët me pasaporta të Mbretërinë e Bashkuar mund të kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së duke përdorur vetëm një pasaportë të vlefshme dhe të qëndrojnë kudo në Zonën Shengen deri në 3 muaj.

Për të qëndruar në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë, kërkohet një vizë ose një lloj tjetër leje udhëtimi.

Për fat të mirë, ETIAS është procedurë shumë më e shpejtë dhe më e lehtë për t’u aplikuar sesa një kërkesë për vizë për të lëvizur në Evropë. Procesi i aplikimit ETIAS është online pa pasur nevojë të vizitoni personalisht një ambasadë ose konsullatë.

ETIAS nuk është një vizë, është një heqje vizash e vlefshme për qëllime biznesi, turizmi dhe tranziti. Qytetarët britanikë që dëshirojnë të hyjnë për arsye të tjera, si për shembull për të punuar, duhet të kontrollojnë kërkesat për vizë të shtetit të caktuar anëtar të BE-së. /Telegrafi/