Britania është e gatshme për të ndaluar pajisjet elektronike nga fluturimet që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, kanë thënë për The Telegraph, burime të sigurisë së këtij vendi, përcjell Telegrafi.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA njoftoi dje një ndalim, pasi tregon se ekstremistët janë duke kërkuar “metoda të reja” për të rrëzuar aeroplanët për shkak të shqetësimeve se bombat do të mund të fshiheshin në to, si për shembull në laptopë.
Masa nga SHBA do të ndikojë në fluturimet nga nëntë linjat ajrore nga tetë vende në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Katarin, Arabinë Saudite, Dubain dhe Egjiptin.
Burime të sigurisë citohen të kenë thënë për The Telegraph se shërbimet e sigurimit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ndjekin të njëjtin ndalim të ngjashëm, ndoshta që nga sot. /Telegrafi/