Site icon Telegrafi

Edhe Blanc në listën e Chelseat për të zëvendësuar Conten

Diego Costa si i lënduar duke lëshuar fushë, nuk mungoi edhe ngushëllimi nga trajneri kundërshtar Blanc, por edhe i tij Guus Hiddink (Foto: Getty Images)

Chelsea është duke menduar të zëvendësojnë Antonio Conten në sezonin e ardhshëm me Laurent Blanc.

Conte ditë më parë është shprehur i pasigurt për të ardhmen e tij në Stamford Bridge pasi ai dështoi në Ligën Premier dhe atë të Kampionëve.

Conte gjatë një ndeshje të Chelseat në Carling Cup (Foto: Getty Images)

Për zëvendësimin e tij tash e disa kohë janë përmendur trajneri i Juventusti, Max Allegri dhe ai i Napolit italiani, Maurizio Sarri.

Por, sipas TuttoMercatoWeb, Blutë tani kanë zgjeruar pistën dhe emrin i ri është ish trajneri i Paris Saint Germaninit, Blanc.

Laurent Blanc gjatë stërvitjes së PSG-së për ndeshjen kundër Manchester Cityt në Etihad Stadium (Foto: Getty Images)

52-vjeçari karrierën si trajner e filloi te Bordeaux pastaj vazhdoi te Përfaqësuesja e Francës ku në krye të saj ishte nga viti 2010 deri 2012.

Te PSG e filloi në 2013 dhe e përfundoi në 2016.

Lexo po ashtu Totti – Guardiola, 32 kombinimet që me shumë mundësi nuk i mbajnë mend as vet lojtarët, pasi ndoshta kanë harruar se kanë luajtur së bashku (Foto)

Si lojtar francezi ka pasur karrierë më të mirë, ai ishte pjesë e shumë skuadrave të mëdha si Napoli, Barcelona, Inter dhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version