Gjatë ditës së enjte, këngëtarja Dua Lipa përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, doli hapur pro abortit legal, duke e shtruar këtë çështje si një shkelje e të drejtave që u bëhet femrave.
“Jo trupin tuaj. Jo zgjedhja juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”, kishte shkruar artistja shqiptare Dua Lipa.
E së fundmi, duket se zërin kundrejt kësaj çështje e ka ngritur edhe artistja tjet1%r shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo publikoi në InstaStory një shkrim, përmes së cilit potenconte se edhe ajo është pro abortit legal.
“Derisa një bebe të vijë nga trupi i një mashkulli, një opinion për abortin nuk duhet të vije nga goja e tij”, ka shkruar Rexha në InsatStory.
Përndryshe, artistja së fundmi shtoi edhe një trofe më shumë në karrierën e saj, kjo pasi kënga “Meant to be”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, u shpërblye me çmimin “Kënga më performuese e vitit” në BMI Awards. /Telegrafi/