Site icon Telegrafi

Edhe Bebe Rexha në lidhje? Artistja shqiptare publikon fotografi duke puthur një mashkull misterioz

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës private.

Në gjithë këto vite, ajo nuk është përfolur për ndonjë lidhje me dikë, duke e ruajtur me fanatizëm jetën emotive të saj.

Por së fundmi, duket se ka diçka të re në jetën e saj pasi prej muajsh paparacët kanë kapur disa fotografi të saj dhe një djaloshi misterioz.

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj (Foto: Just Jared)

Bëhet fjalë për regjisorin e njohur Keyan Safyari, me të cilin aludohet se artistja shqiptare është në lidhje.

Për herë të parë, Bebe Rexha ndau së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të sajin, ku shfaqet duke puthur një mashkull pranë një veture luksoze.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ajo ka mbuluar fytyrën e mashkullit misterioz me një emoji në formë zemre dhe ka shkruar “Urime ditëlindjen beb”, në mbishkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Shqiptarët më të ndjekur aktualisht në TikTok - Bebe Rexha prin e para me afro katër milionë ndjekës

Kjo ka lënë fansat të aludojnë se 31-vjeç arja është në një lidhje serioze dhe mjaft e lumtur në krahët e mashkullit, që nuk preferon ende ta bëjë publik për mediat.

Ndërkohë, për sa i përket muzikës, Rexha ka qenë më pak aktive këtë vit, por që u ka premtuar fansave që së shpejti do të sjellë solo këngën e saj të re. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version