Site icon Telegrafi

Edhe Bebe Rexha në ‘billboard’-in e “Times Square” në New York

Bebe Rexha. Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver

Gjatë ditës së martë në “Times Square”, në New York është vendosur një reklamë e madhe promovuese, për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“Nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruhej në këtë ‘billboard’, që ka bërë krenarë shqiptarët anë e kënd botës.

Kjo reklamë e mundësuar nga “Spotify”, ka promovuar gjithashtu artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dhe arsyeja e vendosjes së tyre është nominimi i tyre për çmimin “Artisti i ri më e mirë”.

Vetëm pak ditë më parë, në ekranet gjigante të “Times Square” të New Yorkut është shfaqur edhe portreti i artistes Rexha.

“Times Square” në New York shfaq edhe imazhin e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

E lumtur me këtë fakt, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), kishte ndarë me ndjekësit e saj imazhe nga ‘billboard’-i gjigant, ku ishte shprehur e lumtur për paraqitjen e saj aty.

Ndryshe nga Dua, për Bebe Rexhën, ekrani i “Spotify” ka shkruar: “Nga xhirot e trageteve mes New Yorkut dhe Staten Island, nominuar për Artisten e re më të mirë”.

Bebe Rexha (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha përndryshe është lindur e rritur në New York nga prindërit shqiptarë, dhe me siguri që projektuesit e reklamës, nuk kanë qenë në dijeni për prejardhjen e saj shqiptare, nga Dibra e Maqedonisë.

Rexha është bërë një emër shumë i përfolur së fundmi në media, edhe për faktin se përmes një statusi në Twitter, u kërkoi hapur një duet bashkëkombësve të saj me famë botërore: Dua Lipa, Ava Max dhe Rita Ora. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Daniel Boczarski/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version