Është mbajtur në Los Anxhelos të Kalifornisë mbrëmja e madhe muzikore “Jingle Ball”, e organizuar nga gjiganti i muzikës iHeart Radio.
Ky koncert është realizuar për fansa të shumtë në prag të festave të fundvitit, të cilat janë të shumta përgjatë muajit dhjetor.
Në këtë event nuk kanë munguar edhe artistet shqiptare me famë botërore si: Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Dua Lipa mahniti publikun me dukjen e saj plot shkëlqim në këtë mbrëmje, teksa këndoi për fansat hitet e saj më të fundit.
Jo më pak magjike u duk edhe shqiptarja tjetër e suksesshme, Bebe Rexha, e cila ka elektrizuar publikun me paraqitjen e saj.
Fillimisht, ajo u shfaq në tapetin e kuq të eventit me një veshje të zezë lëkure së bashku me një bluzë blu të materialit zhezhet.
Më pas, Rexha është ngjitur në skenë me një fustan të bardhë dhe të gjatë plot shkëlqim dhe me prerje, i cili vinte në pah këmbët e saj atraktive.
Bebe Rexha ka mahnitur fansat me interpretimin ‘live’ të hiteve të saj më të fundit si: “I’m a mess”, “Kneefs”, “Self Control” e shumë të tjera.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte të shumta dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme botërore. /Telegrafi/
Disa pamje nga performanca e Bebe Rexhës në koncertin “Jingle Ball” të iHeart Radio: