Telegrafi

Edhe Bebe Rexha kërkon drejtësi për George Floyd: Askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së tij

Yje të shumtë të Hollywoodit i janë bashkuar fushatës më të re në internet kundër racizmit.

Kjo vjen pas vrasjes mizore që iu bë afro-amerikanit George Floyd nga disa policë – e që është cilësuar si rasti më i paprecedentë dhe diskriminues i viteve të fundit.

Këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa reaguan gjithashtu përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar drejtësi për Floyd dhe gjithë njerëzit e tjerë që diskriminohen.

Lexo po ashtu Prindërit e Bebe Rexhës ishin të sëmurë me coronavirus

E një reagim publik e ka bërë edhe artistja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, e cila përmes një postimi në Twitter ka shpërndarë peticionin online, ku po kërkohen nënshkrime për të kërkuar drejtësi për rastin në fjalë.

“Askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në këtë vend. Askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Ajo që ndodhi me George Floyd dhe shumë të tjerë është e papranueshme. Dërgo tekstin ‘FLOYD’ në 55156. Nënshkruaju peticionin. Kjo duhet të ndryshojë”, ka qenë thirrja e 30-vjeçares në Twitter.

Përndryshe, ditën e enjte është arrestuar oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, i cili shkaktoi vdekjen e George Floyd duke e ngulfatur.

Lexo po ashtu Arrestohet polici i cili i vendosi gjurin George Floyd - pas protestave të dhunshme në SHBA

Kjo thirrje e Bebe Rexhës për nënshkrimin e peticionit vjen vetëm një ditë pasi ajo pranoi se prindërit e saj, Flamuri dhe Bukurija, kanë qenë të sëmurë me coronavirus gjatë këtyre muajve.

Megjithatë këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se ata tashmë e kanë marrë veten dhe shëndeti i tyre është stabil. /Telegrafi/

Bebe Rexha me prindërit e saj (Foto: Bukie Rexha/Instagram)