Yje të shumtë të Hollywoodit i janë bashkuar fushatës më të re në internet kundër racizmit.
Kjo vjen pas vrasjes mizore që iu bë afro-amerikanit George Floyd nga disa policë – e që është cilësuar si rasti më i paprecedentë dhe diskriminues i viteve të fundit.
Këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa reaguan gjithashtu përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar drejtësi për Floyd dhe gjithë njerëzit e tjerë që diskriminohen.
E një reagim publik e ka bërë edhe artistja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, e cila përmes një postimi në Twitter ka shpërndarë peticionin online, ku po kërkohen nënshkrime për të kërkuar drejtësi për rastin në fjalë.
Nobody should have to feel unsafe in this country. Nobody should be murdered because of the color of their skin. What happened to George Floyd and many others is unacceptable. Text ‘FLOYD’ to 55156. Sign the petition. This must change.#JusticeForFloyd #BlackLivesMatter pic.twitter.com/IRSValzCqj
— Bebe Rexha (@BebeRexha) May 29, 2020
“Askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në këtë vend. Askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Ajo që ndodhi me George Floyd dhe shumë të tjerë është e papranueshme. Dërgo tekstin ‘FLOYD’ në 55156. Nënshkruaju peticionin. Kjo duhet të ndryshojë”, ka qenë thirrja e 30-vjeçares në Twitter.
Përndryshe, ditën e enjte është arrestuar oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, i cili shkaktoi vdekjen e George Floyd duke e ngulfatur.
Kjo thirrje e Bebe Rexhës për nënshkrimin e peticionit vjen vetëm një ditë pasi ajo pranoi se prindërit e saj, Flamuri dhe Bukurija, kanë qenë të sëmurë me coronavirus gjatë këtyre muajve.
Megjithatë këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se ata tashmë e kanë marrë veten dhe shëndeti i tyre është stabil. /Telegrafi/