Edhe Bebe Rexha me dukje atraktive në para-mbrëmjen e “Grammy”, i mahnit të gjithë me performancën e saj
Butrint Avdyli
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po e pret me padurim mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.
Ajo lufton për dy nga çmimet e kësaj mbrëmje: “Artistja e re më e mirë” dhe “Duet më i mirë i zhanrit country” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line.
Këngëtarja e muzikës pop ishte prezente në para-mbrëmjen e “Grammy”, pjesë e së cilës ishin edhe dy shqiptaret tjera të famshme: Dua Lipa dhe Rita Ora.
Madje me këtë të fundit, ajo është fotografuar dhe kanë qëndruar bashkë përgjatë mbrëmjes, pasi ruajnë raporte shumë të mira.
Rexha ishte e zjarrtë gjatë performancës së saj para publikut, teksa interpretoi këngën e saj të suksesshme “Meant To Be”, të sjellë në duet me grupin Florida Georgia Line.
“Kjo këngë ishte numri një për 50 javë”, tha ajo pasi i tha grupit të saj për të ndaluar performancën. “Unë punoj shumë për këtë gjë, OK?”, ishin fjalët e saj tutje.
Kënga “Meant To Be” vendosi një rekord vitin e kaluar kur kaloi një histori 50 javëshe rresht në krye të tabelës së këngëve të “Hot Billboard”.Kjo është kënga që e ka nominuar për çmimin “Duet më i mirë i zhanrit country”.
“Kam punuar shumë shumë për këtë moment, jam nga Staten Island, Nju Jork, dhe unë jam duke qëndruar në këtë fazë këtu”, ka thënë këngëtarja 29-vjeçare, fama e së cilës filloi me kompozimin e hitit “mosters”, të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem.
Bebe Rexha dukej vezulluese veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë, teksa mbante veshur një palë çizme të zeza.
Dekolteja e hapur dhe flokët e shkurtra bionde, i jepnin asaj një pamje edhe me seksi. /Telegrafi/