Telegrafi

Edhe bashkëshortja e Messit i shkruan dedikim emocionues gruas së Suarezit, pas largimit nga Barcelona

Lionel Messi dhe Antonella Rocuzzo (Foto: Robert Marquardt/Getty Images/Guliver)

Gruaja e Lionel Messi, Antonella Roccuzzo, ka shkruar një mesazh të përzemërt lamtumire për gruan e Luis Suarez, Sofi Balbi.

Sulmuesi uruguajan ka zyrtarizuar transferimin e tij në Atletico Madrid, duke i dhënë fund një periudhe gjashtëvjeçare jashtëzakonisht të suksesshme në Barcelonë, shkruan Marca.

Familjet e lojtarëve Messi dhe Suarez jetojnë shumë pranë njëra-tjetrës në qytetin katalan dhe janë bërë shumë të afërt përgjatë viteve.

Bashkëshortja e Messit, Antonella Roccuzzo (Foto: Felipe Oliveira/Getty Images/Guliver)

“Bolu, shoqja ime, motra ime … faleminderit për kaq shumë vite së bashku”, shkroi Roccuzzo fillimisht në Instagram.

“Për kaq shumë të qeshura, kaq shumë shoqëri dhe biseda pa mbarim. Ju ishit si familje për ne. Nuk mund t’ju them se sa shumë, aq shumë, do të më marrë malli për ju dhe familjen tuaj të mahnitshme”, shkruan më tej ajo.

“Faleminderit për gjithçka! Le të shpresojmë që jeta të na japë momente [për të kaluar] së bashku dhe jam e sigurt që së shpejti do të shihemi përsëri! Unë të dua ty [familjen] tënde. Të gjitha të mirat me këtë hap të ri”, ka përfunduar dedikimin e saj bashkëshortja e Lionel Messit. /Telegrafi/