“Ballistët” kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me keqtrajtimin që iu bë tifozëve në ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael.
Pas “Tifozat Kuq e Zi” të cilët bojkotuan takimet e kombëtares shqiptares si vendase, edhe tifogrupi tetovar “Ballistët” ka reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me keqtrajtimin që iu bë tifozëve në ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael.
Me anë të një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, mbështetësit e zjarrtë të Shkëndijës së Tetovës dhe kombëtares shqiptare, kanë cilësuar FSHF-në dhe forcat e rendit si kancerin e kombëtares, dhe kanë bërë një krahasim me historinë e Shqipërisë, duke thënë se për çdo Esat Pashë Toptani, ka edhe një Avni Rustemi.
Statusi i plotë i “Ballistëve”:
“Edhe një herë e treguat veten se për ju vlen me shumë një i huaj se sa Kombi dhe Vatani!.. Jeni në gjendje të bëni ç’mos vetëm e vetëm të dilni mirë në sy të armikut.. ne si tifogrup reagojmë ashpër ndaj dhunës nga ana federatës po ashtu edhe nga ana e forcave policore?!!
Na ndaluat disa orë në kufi me maltretime të shumta sikurse të ishim armiqtë më të mëdhenj të vendit…
Ndalimi i transparentit për arsye mizore që vetëm një mendje e sëmurë si z. Armando Duka me bandën e tij mund ta shpikin.
Ndalimi i rekuizitave në stadium ,kinse qenkan me shkrime provokative për hebrenjtë .TURP!!!!
Dhuna e ushtruar nga policia ne disa anëtarë tanë…
Ju jeni kancer i kësaj Kombëtare.
Por vetëm një gjë ta keni të qartë se për çdo Esat Pashë Toptani, ka dhe një Avni Rrustem”.