Telegrafi

Edhe Atletico Madridi pas Deulofeut

Getty Images

Gerard Deulofeu ka rilindur te Milani dhe kështu shumë skuadra kanë shfaqur interesim për atë.

Sipas Mundo Deportivo, për sulmuesi në pronësi të Evertonit, i huazuar te Milani, por që Barcelona ka të drejtën e blerës për 12 milionë euro është hapur një pistë e re.

Lexo po ashtu Milan - Deulofeu, e ardhmja e spanjollit varet nga prioritetet e Montellas

Është Atletico Madridi skuadra që është venë pas spanjollit.

Colchoneros të ardhurat për këtë transferim pritet t’i sigurojnë nga shitja e Antoine Griezmann te Manchester Unitedi.

Deulofeu te Milani në sezonin 2016/17 ka shënuar katër gola në 17 paraqitje. /Telegrafi/