Asociacioni i pesë mediave kombëtare private në Maqedoni, AAM, ka përgatitur propozim-ligje për ndryshimin e Ligjit të tanishëm të mediumeve, të cilat do t’i dorëzohen kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, me kërkesë për mbledhje urgjente, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në mes tjerash, AAM kërkon uljen e dënimeve të ashpra, të cilat mund të sjellin në pikëpyetje funksionimin e këtyre pesë televizioneve kombëtare private (Alsat-M, Kanal 5, Alfa Tv, TV Telma dhe TV Sitel), si edhe uljen e volumit të programeve të prodhimit vetiak./Telegrafi/