Site icon Telegrafi

Edhe Angela Merkel “lë të kuptohet se Kina ka mashtruar botën mbi coronavirusin”

Angela Merkel është bërë udhëheqësja më e fundit botërore që lë të kuptohet se Kina ka mashtruar botën mbi coronavirusin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kancelarja gjermane i kërkoi Pekinit të ishte transparent në lidhje me origjinën dhe transmetimin fillestar të virusit.

“Unë besoj se sa më transparente të jetë Kina në raport me historinë e origjinës së virusit, aq më mirë është për të gjithë në botë në mënyrë që të mësojnë prej kësaj”.

Lexo po ashtu Nisin punën dyqanet deri në 800 metra katrorë – kështu u duk ‘dita e parë’ në Gjermani, pas heqjes së masave për kufizim të lëvizjes

Me 4,648 vdekje, Gjermania ka pësuar pothuajse të njëjtin numër të saktë viktimash si Kina – me 4,636 – por ka konfirmuar pothuajse 62,000 infeksione të tjera.

Dhe deklarata e Merkel vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se kishte ‘qartë gjëra që ndodhën për të cilat ne nuk dimë’ kur u pyet për shifrat e vdekjeve dhe infeksioneve të Kinës.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump dhe figura të larta republikane në SHBA gjithashtu kanë hedhur dyshime në të dhënat e infeksioneve të Kinës.

Kancelarja Merkel foli ndërsa Gjermania filloi të qetësonte masat e bllokimit që u vendosën si pasojë e coronavirusit, duke lejuar që dyqanet e vogla dhe bizneset të rihapen, me kusht që të zbatonin masat distancuese sociale.

Sidoqoftë, Merkel bëri thirrje për kujdes pasi masat të qetësohen – duke thënë se vendi do të detyrohet të tërhiqet në mbyllje të plotë nëse rastet e coronavirusit fillojnë të rriten përsëri me shpejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version