Është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare dhe tashmë numëron fansa të shumtë.
Krahas muzikës, Ana Kabashi, shquhet edhe për dukjen e saj atraktive, derisa herë pas here e ndërron edhe stilin e flokëve.
Një gjë të tillë e bëri edhe së fundmi, e cila tregon se ka prerë flokët dhe është bërë me balluke.
Kjo fotografi e Anës është ndarë me mijëra fansat në llogarinë e saj personale, Instagram, madje ky stil lirshëm mund të thuhet se i shkon mjaft shumë asaj.
Ndërkohë, zeshkania po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e pëlqyer për projektet që sjellë. Kënga e fundit që ka lansuar me klip mban titullin “Papa”, në bashkëpunim me motrën e saj, Artën dhe Beraton.
E njëjta është mjaft e angazhuar edhe në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/