Nuk janë të pakta rastet kur së fundmi dëgjojmë për figurat që bien pre e sulmeve nga ‘hackerët’.
Pak orë pasi këngëtari Blero i njoftoi fansat se disa persona të paidentifikuar kishin tentuar të hyjnë në llogarinë e tij, duket se e njëjta ka ndodhur edhe me modelen e njohur shqiptare, Adrola Dushi.
Vetëm se ndryshe nga të tjerët, bukuroshja ka qenë cak i këtij sulmi kibernetik për afro dy muaj.
Tek pas dy muajve ajo ka arritur që falë ndihmëse së personave që merren me kibernetikë, ta rikthejë llogarinë e saj nën menaxhim.
Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një postimi të bërë mbrëmë (e premte) në orët e vona.
“Sot po ju përshëndes sërish nga profili im, i cili m’u rikthyer falë profesionalizmit dhe përkushtimit të Lambertos dhe Blerimit, të cilët për dy muaj e gjysmë ‘luftuan’ me ‘hacker’-at që hynë në adresën time. Ju jam shumë mirënjohëse që më kthyet në shtëpinë time virtuale, për të ndarë sërish me miqtë e mi copëza nga puna dhe jeta ime…”, ka shkruar Adrola Dushi.
E njëjta duket se tani do të jetë më aktive në këtë rrjet social, në të cilin s’ka pasur mundësi që të publikojë ndonjë fotografi prej muajsh. /Telegrafi/