Edgar Çani ka gjetur sot përsëri rrugën e rrjetës me skuadrën e Pisës edhe pse e kishte nisur ndeshjen nga banka.
Sulmuesi parashikohej që të luante që nga minuta e parë takimin përkrah Rei Manajt, por një dëmtim i këtij të fundit ka bërë që Gattuso ta lë në bankë.
Pisa u gjend në disavantazh që në pjesën e parë të ndeshjes dhe gjeti golin e barazimit në pjesën e dytë.
Çanin u fut në lojë në minutën e 71-të dhe vetëm 3 minuta më vonë, sulmuesi shqiptar arriti të barazonte shifrat.
Ky ishte goli i dytë i Çanit në këtë kampionat.
Pisa zë vendin e fundit në Serie B dhe me pak gjasa për të shpëtuar. /Telegrafi/
https://vid.me/M0rr