Telegrafi

Ederson bëri dy gabime amatore dhe ia dhuroi fitoren Unitedit

Portieri brazilian, Ederson Moares ka pasur një ndeshje për t’u harruar në derbin lokal të Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Golat në këtë fitore të ekipit të Ole Gunnar Solskjaer u shënuan nga Anthony Martial (30’) dhe Scott McTominay (90+).

Lexo po ashtu Man Utd 2-0 Man City, notat e lojtarëve – Dëshpëron Ederson

Megjithatë, merita të mëdha për fitoren e Djajve të Kuq ishte edhe portieri brazilian i Cityt, Ederson.

Ederson pati një paraqitje të tmerrshme ndaj Unitedit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ederson ishte larg formës që jemi mësuar ta shohim pasi bëri dy gabime amatore në këtë takim dhe të dyja përfunduan në rrjetë.

Gabimi i parë i brazilianit erdhi në minutën e 30-të, kur një goditje jo shumë e fortë e Martialit dhe në këndin e tij përfundoi prapa shpinës.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, Ederson u shfaq edhe një herë në skenë.

Kësaj radhe, portieri brazilian në tentim për të nisur topin shpejt me dorë, asiston gabimisht tek lojtari kundërshtar, McTominay, i cili shënon pa shumë vështirësi në portën e zbrazët për 2-0. /Telegrafi/