Interi mund të mbetet pa sulmuesin brazilian me pasaportë italiane Eder.
Eder ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Roberto Mancinit dhe nuk dëshiron të qëndrojë në stol.
Kësisoj ai ka kërkuar largimin nga Interi dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Ligën Premier.
Është skuadra londineze, Crystal Palace që ka shprehur interesim për transferimin e Ederit në Londër.
Mediat italiane kanë raportuar se agjenti i lojtarit ka filluar tanimë kontaktet me klubin anglez.
Crystal Palace besohet se do t’i ofrojë Interit rreth 15 milionë euro për transferimin e Ederit.
Ndërkohë lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me Palace.
31-vjeçari më parë ka luajtur edhe te Sampdoria, Cesena, Empoli e Brescia. /Telegrafi/