Telegrafi

Eder Militao gjashtë muaj jashtë fushe

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht shkallën e lëndimit të Eder Militao.

Los Blancos triumfuan 2-0 në udhëtim te Athletic Bilbao në ndeshjen e parë të sezonit 2023/24.

Por, kjo fitore kishte edhe pasoja, pasi mbrojtësi brazilian pësoi lëndim në gju.

Lexo po ashtu "Ligamentet?" - Ancelotti flet për lëndimin e Militaos

Dhe tani Real Madridi ka konfirmuar se Militao ka këputur ligamentin e kryqëzuar dhe pritet të jetë jashtë fushe për gjashtë muaj.

Në një deklaratë të klubit thuhet: “Pas analizave të bëra te lojtari ynë Eder Militão, ai është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë”.

“Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”.

Kjo vjen vetëm tri ditë pasi Thibaut Courtois pësoi të njëjtin lëndim. /Telegrafi/