Telegrafi

Eder largohet ngat Interi, transferohet në La Liga

Sulmuesi braziliano italian, Eder mund të largohet nga Interi.

E përditshmja spanjolle Marca, ka shkruar se reprezentuesi italian është bërë objektiv i Valencias.

‘Lakuriqët’, janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve dhe synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit.

30-vjeçari Eder shihet si zgjidhja e problemeve në fazën ofensive dhe tanimë Valencia ka gati një ofertë për të.

Inter e vlerëson lartë yllin e saj, mirëpo Valencia do të provojë transferimin e tij për rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/