Site icon Telegrafi

Eder i gatshëm për Italinë

Martins Eder ndihet i gatshëm dhe në formë para ndeshjes që kombëtarja e Italisë do ta luaj me Belgjikën

Sulmuesi i Interit, i cili është kritikuar shumë kohëve të fundit për formën e tij dhe minutazhën e paktë te Interi, ka treguar që është i gatshëm para takimit të parë që kombëtarja e Italisë do ta luaj kundër Belgjikën

Nga qyteti i Montpellier, aty ku Italia po i kryen përgatitjet për Euro 2016, Eder ka dhënë sinjale pozitive gjatë një interviste të dhënë për mediet italiane.

“Ne Inter konkurrenca është shumë e fortë dhe kjo beri që unë mos të luaja shumë, sidomos këto dy muajt e fundit dhe për një futbollistë që nuk luan është një problem i madh”, deklaroi sulmuesi i Interit.

“Pavarësisht gjithë kësaj çështje prapë se prapë jam gati me 100% të formës sime dhe i gatshëm për ta ndihmuar kombëtaren time drejt suksesit”, përfundoi ish-sulmuesi i Samdorias.

Ndryshe, Eder pritet të jetë titullar i Italisë në sulm, së bashku me Pelle dhe Candreva. /Telegrafi/

Exit mobile version