Telegrafi

Eder: Dua të qëndroj te Interi, duhet të japim më shumë për skuadrën

Eder dëshiron të qëndrojë te Interi dhe pret nga skuadra që të tregojë më shumë në sezonin e ri.

Nerazzurrët përfunduan në vend të shtatë në sezonin e kaluar në Serie A dhe në sezonin e ardhshëm presin të kthehen në Ligën e Kampionëve me Luciano Spallettin.

Lexo po ashtu Fiorentina mendon për Ederin

“Dua të qëndroj te Interi”, ka thënë Eder për Premium Sport.

“Spalletti ka të drejtë, ne jemi skuadër e fortë. Është normale të flitet për afatin kalimtar, por kemi shumë lojtarë të fortë”.

“Sezoni i kaluar nuk shkoi mirë për askënd. Duhet të japim më tepër, të gjithë duhet të bëjmë sakrifica, duam të përmirësohemi, prandaj duhet të mendojmë për Interin dhe jo individualisht”.

“Nëse vijnë lojtarë të rëndësishëm, skuadra do të përmirësohet dhe ne mund ta arrijmë objektivin tonë”, ka shtuar Eder. /Telegrafi/