Site icon Telegrafi

Eder: Doja fitoren më shumë se golin

Pas humbjes 2-1 nga Atalanta, ka folur sulmuesi dhe autori i vetëm i golit për Interin, Eder.

Italiani ka thënë se goli nuk ka rëndësi nëse nuk fiton dhe se Nerazzurrët duhet të punojnë të bashkuare dhe t’i kthehen fitoreve.

Lexo po ashtu Atalanta 2-1 Inter: Notat e lojtarëve, paraqitje e mirë nga Berisha (Foto)

“Edhe kur nuk shënoj më pëlqen fitorja, goli im ka pak rëndësi pasi doja një fitore pas humbjes ndaj Cagliarit”.

“Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë, në të dytën ishin shumë më mirë, por ky është futbolli”.

“Të gjithë ne duhet të japim më shumë nga vetja, të mërkurën duhet ta mundim Torinon, sepse nuk duhet të vazhdojmë kështu duke humbur pikë. Duhet të punojmë të bashkuar dhe të japim gjithçka nga vetjta”, ka thënë Eder pas ndeshjes për Inter Channel. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7-2Ku-D9hZU

Exit mobile version