Site icon Telegrafi

Eden Hazard pozon me fanellën e Real Madridit

Eden Hazard pritet të përfundojë transferimin e tij në Real Madrid në dy javët e ardhshme, por ai tashmë është fotografuar me fanellën e Los Blancos.

Futbollisti belg është në pushime në Marbella dhe dy tifozë me fat ishin, u fotografuan me të.

Në një nga fotot, ai mbajti fanellën e Real Madridit përkrah tifozit.

Me të ardhmen e tij që pritet të zgjidhet shumë shpejtë, Hazard vendosi të shkojë në plazh në qytetin jugor spanjoll, edhe pse ai u kap nga The Daily Mirror.

Lexo po ashtu Hazard nuk do të prezantohet te Real Madridi para 11 qershorit

Edhe MARCA raporton të enjten, se lëvizja e Hazard në Madrid do të përfundojë pas ndeshjeve të ardhshme me kombëtare.

Los Blancos nuk kanë arritur ende një marrëveshje me Chelsean.

Qëllimi është që 28-vjeçari të paraqitet në Santiago Bernabeu më 11 ose 12 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version