Telegrafi

Eden Hazard nuk arrin ta tejkalojë Ronaldon për numër të tifozëve në prezantim – zë vendin e gjashtë, pas Maradonas e Neymarit

Prezantimi zyrtar i Eden Hazard në Real Madrid është futur në Top 10 prezantimet me më së shumti pjesëmarrje të tifozëve.

Rreth 50,000 tifozë ishin në Santiago Bernabeu për prezantimin e lojtarit të ri.

Ai nuk ka arritur ta kalojë as Ricardo Kaka që tërhoqi një turmë prej 55,000 njerëzish në qershor të vitit 2009, kur kaloi te Real Madridi.

Por asnjë nuk po mund t’i ofrohet shifrës prej 75,000 tifozësh që ishin të pranishëm për ta parë Cristiano Ronaldon kur erdhi në Madrid.

Lexo po ashtu Hazard prezantohet në Bernabeu, por tifozët kërkojnë transferimin e Mbappes

I katërti tre Real Madridi është James Rodriguez që erdhi në korrik të vitit 2014, ku u prit nga 36,000 veta.

Në listë janë 65,000 tifozët e San Paulos që e pritën Diego Maradonan në Napoli.

60,000 ishin për Zlatan Ibrahimovic në CKamp Nou në vitin 2009, ndërsa për Neymar ishin 57 mijë. /Telegrafi/


 Prezantimi para tifozëve dhe numri i tyre

1. Cristiano: 75,000
2. Maradona: 65,000
3. Ibrahimovic: 60,000
4. Neymar: 57,000
5. Kaka: 55,000
6. Eden Hazard : 50,000
7. Fernando Torres: 50,000
8. Carlos Tevez: 45,000
9. James: 36,000
10. David Villa: 35,000