Telegrafi

Eden dhe Thorgan Hazard mund të luajnë në një skuadër edicionin e ardhshëm

Eden Hazard vazhdon të ketë probleme të shumta, kryesisht me lëndime gjatë qëndrimit të tij në Madrid.

Largimi i belgut nga Santiago Bernabeu në verë duket i pashmangshëm, edhe pse ai ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2024.

E ardhmja e Eden mund të jetë në Gjermani, ku si opsion mbetet Borussia Dortmund ku do të mund të luante së bashku me vëllanë e tij Thorgan Hazard.

Cadena SER ka raportuar se marrëdhëniet e mira që kanë dy klubet, Real Madrid dhe BVB mund të bëjnë që Eden të transferohet gjatë verës në Signal Iduna Park, ku do të bashkohej me vëllanë e tij më të vogël Thorgan.

Dy futbollistët belg kanë qenë së bashku edhe te Chelsea, por pa arritur të luajnë në të njëjtin edicion.

Lexo po ashtu Arsenali dhe Newcastle alarmohen pasi Real Madridi planifikon huazimin e Hazardit

Për momentin mbetet vetëm një ide, por që shumë lehtë mund të realizohet në të ardhmen pasi të dy vëllezërit gjithmonë kanë thënë se duan që një ditë të luajnë në të njëjtën skuadër.

Kujtojmë që Eden e Thorgan Hazard kanë luajtur së bashku vetëm në Kombëtaren e Belgjikës. /Telegrafi/