Notarja nga Kosova, Eda Zeqiri, ka garuar sot (e diel) në disiplinën 400 metra stil i lirë, në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
16-vjeçarja ka fituar baterinë e saj, duke përfunduar me kohë 4:38.02 minuta.
Megjithatë, kjo ishte kohë e pamjaftueshme për t’u kualifikuar në finale.
Në përgjithësi, notarja jonë u rendit në vendin e 22-të.
Eda Zeqiri është garuesja më e re e ekipit olimpik të Kosovës.