Telegrafi

Ed Woodward paralajmëron se Unitedi nuk do të shpenzojë shuma të mëdha këtë verë

Jadon Sancho, Ed Woodward, Harry Kane (Foto: Getty Images/Guliver)

Shefi i Manchester Unitedit, Ed Woodward, e ka bërë të qartë se klubi anglez nuk mund të bëjë shpenzime të mëdha në afatin e ardhshëm kalimtar, prandaj nuk mund ta thyejë rekordin botëror për transferimin e Harry Kane.

Kreu i Djajve të Kuq ka thënë se pandemia e coronavirusit ka pasur ndikim të madh në futboll, prandaj klubi i tij nuk mund të shpenzoje 200 milionë funte (228 milionë euro) për transferimin e sulmuesit të Tottenham Hotspur.

Kane dhe Jadon Sancho i Borussia Dortmundit që kushton 100 milionë funte (114 milionë euro) janë shënjestrat e Unitedit, por Woodward thotë se klubi i tij nuk do të bëjë biznes si zakonisht.

(Foto: Stephen Pond/Getty Images)

“Nuk mund të mos mendoj se spekulimet rreth transferimit të lojtarëve individualë për qindra milionë funte këtë verë duket se po e anashkalojnë realitetin me të cilin përballet sporti”.

Lexo po ashtu Kane preferon transferimin te Unitedi para Real Madridit

“Askush nuk bën të ketë iluzione për shkallën e sfidës me të cilën përballen të gjithë në futboll dhe klubet nuk mund të bëjnë biznes si zakonisht, duke në përfshirë edhe neve, në tregun e transferimeve këtë verë”, ka thënë ai.

Kane ka kontratë me Tottenhamit deri në vitin 2024, por mendon të transferohet në ndonjë klub më të madh. Shefi i Spursave, Daniel Levy, është i gatshëm ta shesë atë për 200 milionë funte (228 milionë euro), shifër që do ta thyente rekordin e transferimit të Neymarit (222 milionë euro) te Paris Saint-Germaini nga Barcelona në vitin 2017. /Telegrafi/