Telegrafi

Ed Westwick largohet nga drama e BBC

Ed Westwick është larguar nga drama e BBC-së me skenar të adaptuar nga “Ordeal By Innocence” të Agatha Christie.

BBC ka marrë këtë vendim pas një sërë akuzash për sulme seksuale ndaj aktorit.

Xhirimet për këtë dramë televizive veçse janë realizuar mirëpo Westwick nuk do të paraqitet.

Ai do të zëvendësohet nga Christian Cooke, i cili do të realizoj xhirimet gjatë këtij muaji, shkruan Klan Kosova.

Westwick kishte mohuar akuzat për sulme seksuale në nëntor të vitit 2017, të cilat ishin paraqitur nga dy gra.

Më parë për abuzime seksuale u akuzua edhe Harvey Weinstein.

Pikërisht zbulimi i sagës së Weinstein ka ndikuar që të zbulohen një sërë skandalesh tjera.