Këngëtari i njohur Ed Sheeran i ka zemëruar fqinjët e tij, pasi është përpjekur të bllokojë qasjen në kopshtin e tyre, i cili gjendet afër pronës së tij.
29-vjeçari ka filluar tash e një kohë që të blejë prona, me pretendimin që të personalizojë qytetin Suffolk, shkruan The Sun.
Por, duket se ai nuk është aq i lumtur me planin lokal të fqinjit Tony Robinson për të zgjatur kopshtin e tij me rreth 50 metra.
Robinson ndau zhgënjimin e tij në Mail Online, duke thënë: “Jam shumë i zhgënjyer pasi mbështeta zyrtarisht aplikacionin e tij të fundit të planifikimit për të ndërtuar shtëpitë e tij ngjitur lisit tim”.
“Zgjerimi nuk paraqet asnjë ndikim të dëmshëm, kufijtë e rinj të propozuar do të jenë në ruajtje dhe do të përmirësojnë pozitivisht nga të dy”.
Ed u përball me një kundërshtim rreth skemave madhështore për “Sheeranville”, kompleksi i tij prej pesë shtëpive – përfshirë pishinën, shtëpinë me dy kate dhe pijetore – në qytetin Suffolk ku ai u rrit.
Shtëpia përfundimtare u shtua vitin e kaluar kur ai pagoi 875.000 funte për të blerë pronën e fqinjit Sharon Jest, i cili shpesh kishte kundërshtuar për punën e tij të vazhdueshme të ndërtimit.
Ndërkaq, Sheeran është i lidhur thellësisht me qytetin piktoresk të qytetit ku ai është rritur. /Telegrafi/