Site icon Telegrafi

Ed Sheeran tregon se me çfarë e goditi Justin Bieberin kur ishte i dehur

Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka publikuar dje (e premte) të plotë albumin e tij më të ri “Divide”.

Plot 16 këngë janë pjesë e këtij albumi, të cilat kanë fituar menjëherë simpatinë e publikut për origjinalitetin e tyre.

Ndërkohë Ed ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për The Guardian, ku ka rrëfyer ndër të tjerash punimet rreth albumit dhe jetën e tij private.

Lexo po ashtu Ed Sheeran publikon albumin e ri "Divide" (Foto/Video)

Gjatë intervistës, këngëtari ka rrëfyer edhe për një histori qesharake e cila i kishte ndodhur kohë më parë me kolegun Justin Bieber.

“Ishim në Japoni. Dolëm në një klub, ai ka pirë vetëm ujë, ndërkohë që unë u bëra më shumë se tapë. Më pas shkuam për golf, ai u shtri në dysheme dhe vendosi topin e golfit në gojë, dhe më tha ta godisja atë.”

Dhe gjërat përfunduan ashtu siç të gjithë e prisnin, ai goditi në shenjë, pikërisht topin dhe jo faqen e Bieber. /Telegrafi/

Exit mobile version