Telegrafi

Ed Sheeran thyen krahun pas një aksidenti me biçikletë, pritet t’i anulojë disa koncerte (Foto)

(Foto: Getty Images)

Ed Sheeran është dërguar në spital pasi është rrëzuar nga biçikleta e tij në Londër.

Këngëtari e ka thyer krahun kur është përplasur nga një veturë në qytetin anglez, mirëpo përmes një postimi në rrjetet sociale i ka njoftuar fansat se gjendja e tij është e mirë.

“Kam pësuar një aksident me biçikletë dhe jam duke i pritur ca këshilla mjekësore, të cilat mund të ndikojnë në disa prej koncerteve të mia të ardhshme. Ju lutem prisni që të merrni informacione të reja”, ka shkruar ai në Instagram.

Krahas postimit, Sheeran e ka publikuar edhe një fotografi, ku shfaqet me krahun e djathtë (me të cilin luan në kitarë) të lidhur.

Lexo po ashtu Rita Ora dhe Ed Sheeran të mrekullueshëm në versionin akustik të "Your Song" (Video)

Miku i tij Kent ‘Smallzy’ Small ka njoftuar se këngëtari është goditur nga një veturë derisa po ecte me biçikletë.

Sheeran këtë javë duhet të udhëtojë në kontinentin e Azisë për ta vazhduar turneun e koncerteve, ashtu që ky lëndim i ka vënë në dyshim koncertet.

Fansat në Taipei janë në pritje të mësojnë se a do ta mbajë koncertin e caktuar për ditën e diel në qytetin e tyre.

Pastaj në javën e ardhshme, 26-vjeçari duhet ta mbajë një koncert në Osaka dhe një në Seul, për të vazhduar në Tokio, Manila dhe Singapor. /Telegrafi/