Telegrafi

Ed Sheeran do ta braktisë muzikën pasi të bëhet baba

(Foto: Getty Images)

Ed Sheeran është një prej kantautorëve më të suksesshëm në vitet e fundit, i cili veç arritjeve me këngët e tij, ka realizuar projekte shumë të pëlqyera edhe për kolegët e tij.

Mirëpo, një prej deklaratave të tij më të fundit, padyshim se do t’i zhgënjejë fansat e shumtë të 26-vjeçarit.

(Foto: Getty Images)

Në të kaluarën, ai ka folur se do të dëshironte të bëhej baba deri në moshën 30-vjeçare, ndërsa ditë më parë konfirmoi se është fejuar në fshehtësi me partneren e tij, Cherry Seaborn.

Lexo po ashtu Ed Sheeran është fejuar në fshehtësi

Ndërsa dëshira e Sheeran për t’u bërë baba, është “lajm i keq” për dashamirët e muzikës së tij, meqenëse ai ka thënë se do të heqë dorë nga muzika, pasi të bëhet prind.

(Foto: Getty Images)

Në një bisedë me Daily Star, Ed ka deklaruar se do të tërhiqet nga pasioni për muzikën kur t’i rriten përgjegjësitë në familje.

“Ambicia ime do të shndërrohet në zero, porsa të bëhem me fëmijë. Do të bëhem sikur nuk më intereson më, sepse kam një jetë tjetër për të cilën duhet të kujdesem”.

(Foto: Getty Images)

“Është krejtësisht e kuptueshme, sepse kur je më fëmijë, ambiciet tua ndryshojnë”, ka deklaruar këngëtari.

Nëse qëndrimi i tij është i pandryshueshëm, atëherë Sheeran ka edhe afro katër-pesë vite karrierë në muzikë. /Telegrafi/