Telegrafi

Ed Sheeran publikon klipin e ri “Castle on the hill” (Video)

Këngëtari i njohur Ed Sheeran është në realizimin e albumit të tretë, i cili do të përmbajë disa këngë të reja, dhe vjen shumë shpejt për fansat në treg.

Njëra ndër këngët e këtij albumi është publikuar vetëm pak ditë më parë në versionin ‘audio’ në YouTube, teksa së fundmi këngëtari e ka realizuar edhe me videoklip.

Lexo po ashtu Ed Sheeran konfirmon realizimin e albumit të ri (Foto)

“Castle on the hill” titullohet kënga, e cila që në daljen e saj të parë mori vëmendjen dhe simpatinë e publikut, ndërsa tani të gjithë adhuruesit e saj kanë mundësinë që këtë këngë ta shohin edhe me videoklip.

Klipi është punuar nga produksioni Somesuch, me regji të regjisorit të njohur George Belfield.

Në mars të këtij viti pritet të publikohet i plotë albumi i shumëpritur nga fansat. /Telegrafi/