Telegrafi

Ed Sheeran planifikon të largohet për pak kohë nga muzika

Ed Sheeran ka realizuar turne të koncerteve që nga viti 2017 dhe raportohet se po planifikon të marrë një pushim më të zgjatur.

Sipas The Sun, këngëtari njoftoi të hënën gjatë koncertit të fundit në Ipswich, Angli, teksa thotë se ky do jetë i fundit për pak kohë.

“Ka diçka shumë të hidhur në të”. “Unë dua që ju të jeni këtu dhe ne po e përfundojmë atë në Ipswich. Ky është koncerti im i fundit për ndoshta 18 muaj”, ka thënë Sheeran.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kishte performuar në të gjithë botën për turma masive gjatë turneut.

“Glastonbury, Wembley Stadium. Të gjitha këto vende të mrekullueshme, Amerika, Zelanda e Re, Australia, Azia, Amerika e Jugut”. “Më thanë përpara se të filloja por, në fund të këtij turneu e kuptova se kam luajtur me nëntë milionë njerëz në mbarë botën. Ishte turneu më i madh ndonjëherë”, vazhdon më tej Sheeran.

Në vitin 2015, Edd po ashtu pushoi pasi përfundoi turneun e koncerteve për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij të atëhershme, Cherry Seaborn.

Dhe ndërsa ylli anglez po merr një pauzë të shkurtër nga muzika, i njëjti falënderoi përkrahësit e tij dhe u tha pjesëmarrësve të koncertit se nuk ishte e lehtë.

“Ka qenë një ditë emocionale për shumë njerëz në prapaskenë”. “Ndjenjë si, në një mënyrë të çuditshme, se po shkëputesh me një të dashur që ke vite me radhë. Kjo tingëllon e çuditshme, por ka qenë një turne i gjatë”, përfundon 28-vjeçari. /Telegrafi/