Site icon Telegrafi

Ed Sheeran përballet me një problem serioz për thyerjen e rekordeve

Ed Sheeran po përballet me një problem serioz që ka të bëjë me thyerjen e rekordeve në toplistat botërore.

Ai ishte duke thyer rekord me këngën ‘Shape of You’ për javën e 12, por kënga e tij e rradhës e rrëzoi nga froni.

Projekti i tij muzikor ‘Galway Girl’ ka arritur të dalë në vendin e parë në iTunes, duke i humbur mundësinë Shape of You që të ishte kënga më e klikuar për 14 javë radhazi që në 1976.

Duket se këngëtari po arrin suksese të mëdha, të cilat po kalojnë njëra-tjetrën pa patur nevojë që të konkurrojë me këngë të tjera.

Exit mobile version