Telegrafi

Ed Sheeran përballet me akuza të rënda që mund t’ia shkatërrojnë karrierën

Ed Sheeran po përballet me akuzat që mund të rrezikojnë karrierën e tij.

Këngëtari britanik është akuzuar se ka përvetësuar me vetëdije ose pa vetëdije muzikën e dikujt tjetër për këngën “Shape of you”.

Artisti nga qyteti i Burtonit po paditet nga këngëtari Sam Chokri, i cili pretendon se këngëtari i famshëm “vodhi” një refren të këngës së tij të vitit 2015 “Oh Why”.

Chorki pretendon se ia kishte dërguar këtë këngë miqve të Sheeranit, në përpjekje për të punuar me të gjera nuk është hera e parë që ishte dëmtuar.

Dy vjet më vonë ai dëgjoi refrenin e këngës së tij në “Shape Of You”, i cili u shndërrua në hit botëror, ku deri më tani është shikuar mbi 4.3 miliardë herë në YouTube.

Ndryshe, 28-vjeçari raportohet se ka fituar mbi 24 milionë dollarë në saje të shitjes së drejtave të transmetimit të kësaj kënge. /Telegrafi/