Telegrafi

Ed Sheeran njofton se po rikthehet në muzikë pas një pauze të gjatë

Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se do të kthehet në muzikë ‘shumë shpejt’ pas një pauze afro dy vjeçare.

Muzikanti, 29 vjeçar – i cili u bë baba për herë të parë në gusht kur priti vajzën Lyra Antarctic me gruan Cherry Seaborn – njoftoi se do të tërhiqej nga muzika vitin e kaluar, në mënyrë që t’i jepte përparësi jetës personale.

Artisti iu përgjigj së fundmi spekulimeve në rrjete sociale në fillim të kësaj jave ndërsa shkroi: “Të gjitha pyetjet janë shumë të vlefshme, por së paku do të dini një përgjigje, së shpejti”.

Foto: Instagram

Në një veprim tjetër nga ylli i muzikës pop, babai i ri iu përgjigj postimit para se të shtonte, “është shumë shpejt”.

Reagimet ndërkohë ishin nga më të ndryshme, duke aluduar në një album të Sheeran si dhe duke komentuar rikthimin e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ed Sheeran

Në gusht të vitit 2019, Ed konfirmoi ndërprerjen nga muzika për të kaluar kohë me gruan e tij prej dy vjetësh, 28 vjeçe, pas përfundimit të turneut “Divine”.

Ed Sheeran (Foto: PA)

Turi i tij botëror ka bërë historinë për fitimin më të lartë të të gjitha kohërave dhe ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga ‘U2 360° Tour’.

Pas lindjes së vajzës së Ed, u zbulua se emri i Lyra ishte frymëzuar nga personazhi kryesor në serinë e librave të preferuar të babait të saj, His Dark Materials, nga Philip Pullman.

Lyra Belacqua, e njohur gjithashtu si Lyra Silvertongue, është heroina e trilogjisë së Pullman. /Telegrafi/

Ed Sheeran dhe partnerja e tij (Foto: Shutterstock)